February 12, 2015

Një dhjetëvjeçar i lënduar rëndë gjatë një zënke afër qendrës tregtare Vero në Shkup (i pa verifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çka ka ndodhur: Një fëmijë pësoi lëndime të rënda dhe tre të tjerë pësuan lëndime më të lehta pas një zënke
të egër në afërsi të qendrës tregtare Vero në Shkup. Dy grupe kanë marrë pjesë në zënkën, një nga fshati
Katllanovë (e banuar kryesisht me maqedonas etnikë), dhe tjetri nga fshati Batincë (i banuar kryesisht nga
popullata islame, shumica e të cilave janë shqiptarë).

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 12 shkurt në afërsi të qendër tregtare Vero në Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional Vest.
Viktima(t) e përfshirë: Një i mitur, maqedonas etnik dhe tri djem të rinjë nga fshati Batincë
Lloji i krimit(ve): Lëndim i rëndë truporë, neni.131 KPRM, pjesëmarrje në përleshje, neni.132, nxitja e urrejtjes,
përçarjes dhe intolerancës racore, nacionale, fetare ose diskriminim në baza tjera, neni.319.
Kryerësi(t): Nëntë të rinjë, pesë nga Batinca, dhe katër (përfshi edhe një të mitur) nga Katlanova.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi anshmërisë është
përkatësia etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit e anshmërisë janë:
1. Dallimi e përkatësisë etnike në mes kryerësit dhe viktimës – Konsiderohet struktuara dominante etnike e fshatit
nga i cili vijnë.
2. Natyra e dhunës – Ky incident është kryer në publikë.
3. Mungesa e motiveve tjera.

Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave që ata do të ndërmarrin masat e duhura,
por në momentin e shkrimit të këtij raporti, policia nuk i është përgjigjur kërkesës për informacion me karakter
publik që është dërguar nga ana e Komitetit në lidhje me këtë incident.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes maqedonasve dhe shqiptarëve etnikë në anën tjetër, si dy bashkësi
etnike më të mëdha në vend.

Adresë
qendër tregtare Vero në Shkup
Emri i Vendit
qendër tregtare Vero në Shkup

Numri i viktimave
4
Numri i kryerësve
9
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Një dhjetëvjeçar i lënduar rëndë gjatë një zënke afër qendrës tregtare Vero në Shkup (i pa verifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Lirive dhe të Drejtave
Kërcënim penal
Kundër Rendit Publik
Dhunës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike