August 8, 2022

Një aktivist i LGBTI+ është sulmuar fizikisht në qendër të Strumicës

Incident
Incident për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor

Çfarë ka ndodhur: Më 8 gusht 2022, në qendër të Strumicës është sulmuar fizikisht një aktivist LGBTI+, ku ndodhej me vullnetarë(e) në një ngjarje publike për promovimin e organizatës së tyre. Një mashkull i rritur filloi ta kërcënonte drejtpërdrejt dhe t’i drejtohej me fjalë fyese, pas së cilës ai u nxitua dhe i shkaktoi lëndime fizike, kurse grupi i vullnetarëve u largua nga vendi i sulmit për shkak të frikës. Gjithashtu, viktima ka raportuar se policia nuk ka ardhur menjëherë pas sulmit, edhe pse është njoftuar me kohë për ngjarjen dhe iu është kërkuar siguria – gjë që nuk e kanë marrë. Në stacionin policor ku ka shkuar më pas ka qenë shënjestër e diskriminimit dhe fyerjeve nga ana e punonjësve.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka dërguar kërkesë në SPB Strumicë dhe presim inspektim dhe sanksione për kryesin e veprës penale, si dhe për trajtimin e viktimës nga ana e policisë.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është orientimi seksual i viktimës, kurse treguesit e njëanshëm janë:

  1. Orientimi seksual – viktima është me orientim të ndryshëm seksual
  2. Modeli i incidenteve të mëparshme – sulme të mëparshme kundër njerëzve nga komuniteti LGBTI, dhe veçanërisht sulme të mëparshme ndaj viktimës për shkak të orientimit të tij seksual

Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, kohezionin ndërmjet grupeve të ndryshme të shoqërisë dhe veçanërisht sigurinë dhe shëndetin e personave LGBTI. Diskriminimi dhe viktimizimi i dyfishtë me të cilin përballen viktimat LGBTI nga punonjësit e policisë i dekurajon ata të raportojnë sulmet e tilla.


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Lëndim trupor Sulmi fizik
A e keni raportuar në me policinë?
Po
A jeni të kënaqur me qëndrimin e policisë?
I pakënaqur
Një aktivist i LGBTI+ është sulmuar fizikisht në qendër të Strumicës image