January 18, 2018

Mbishkrime ofenduese në Manastir

Incident
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Në mediat sociale ishte shpallur fotografia e parullëve të shkruara mbi murit të
një ndërtesë në Manastir. „Vdekje për Shqiptarët“ në maqedonisht dhe në shqip, si dhe shënimi ironik
„Ligji është ligj“ është shprehja më e re të urrejtjes në baza etnike, që e „zbukuron“ murin në këtë rrugë të
Manastirit prej sot.
Kjo vjen pas miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe nuk është një gjë e rrallë në Manastir, sipas
vëzhguesve të CIVIL. Në përvjetorin e alfabetit shqiptar dy vjet më parë, u prishën dritaret e Muzeut të
alfabetit shqiptar dhe në mars të vitit të kaluar u hodhën katër koktej Molotov në të njëjtën ndërtesë.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 18 janar, e papërcaktuar, muri të një ndërtesë në Manastir.
Burimi i informacioneve: Media sociale, media elektronike civilmedia.mk.
Viktimat e involvuara: Nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP), Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose intolerancë
në bazë diskriminuese, kombëtare, racore fetare ose tjetër bazë (neni 319, KP).
Kryerësit: Dy kryerësit janë të identifikuar, nga të cilët një ishte i mitur (17).
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët të njëanshmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – edhe më parë ishin shkruar parulla me gjuhë të urrejtjes në baza
etnike.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Më 30.01.2018, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale
kundër dy kryerësve të veprës penale të diskriminimit racor dhe tjetër.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e tërësishme të
sigurisë në shtet, bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.

Address
Manastir, Maqedonia Veriore
Location Name
në murin e një ndërtese në Manastir

Number of victims
-
Number of Perpetrators
2
Status of the case
No information
Type of incident?
Shkatërrimi i pronës
Incident location
Vend parkimi
How did the police react?
Ata kapën keqbërësin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Photos

Criminal offences

Against Property
Dëmtimi i pronës
Against the State
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Grounds

Кombësi Përkatësia etnike