April 22, 2019

Kumanovari ka shpërndarë dhe nxitur urrejtje dhe dhunë përmes Facebook

Incident
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare
Ширење на расистички и ксенофобичен материјал по пат на компјутерски систем

Çfarë ka ndodhur: Në datë 22.04.2019 SPB Kumanovë ka dorëzuar kallzim penal kundër I.J. (43) nga f.Pelinc,
k. Nagoriçan i Vjetër për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Shpërndarja e materialit racist dhe
ksenofobik përmes sistemit kompjuterik“ neni 304-g paragraf 1 nga KP i RMV. Veprën e ka kryer në date
21.04.2019 përmes rrjetit social Facebook.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datë 22.04.2019, Facebook, Pelincë, Kumanovë.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së
Viktima të involvuara: Nuk ka
Lloji i krimeve: Shpërndarja e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik (Neni 394-g, KP
i RMV-së)
Kryerës: Një kryerës i njohur, I.J. nga Kumanova
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – Kryerësi ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes kundër bashkësisë të ndryshme
etnike.
2. Mënyra e kryerjes: Shumë shpesh mediat sociale sidomos Facebook shfrytëzohet si hapësirë
për kryerjen e këtij lloji të incidenteve

Statusi i rastit: Është dorëzuar kallzimi penal
Përgjigje e institucioneve lokale: Kryerësi është arrestuar dhe kundër tij do të dorëzohet parashtresa
përkatëse për vepër penale sipas nenit 394-g nga KP.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.

Adresë
s.Pelinci
Emri i Vendit
Staro Nagoricane

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Kumanovari ka shpërndarë dhe nxitur urrejtje dhe dhunë përmes Facebook image

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike