Çfarë ka ndodhur: Më 27.11.2020 në orët paradite në Ohër është rrëzuar monumenti në bregun e liqenit të Ohrit, i cili ishte i ngritur si përmendore të turistëve bullgar që humbën jetën gjatë një aksidentit në udhëtimin me anijen ‘Ilinden’, në të cilën pësuan turistët bullgar, më 5 shtator 2009.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është baza nacionale pasi sulmi ndodhi për shkak se përmendorja ishte e dedikuar turistëve bullgar, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Model të incidenteve paraardhëse/të mëparshme – abuzime të mëparshme të përmendoreve të natyrës së ngjashme;
- Koha e incidentit – pavarsisht vetos bullgare në kornizën e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut për hyrje në Unionin Evropjan;
- Baza nacionale – përmendorja është e turistëve bullgar.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme nacionale, etnike dhe gjuhësore në shoqëri.