Çfarë ka ndodhur: Më 13.09.2020 rreth orës 14:50, më saktë pavarsisht para mbajtjes së ndeshjes futbollistike ndërmjet ekipeve të KF Vardar dhe KF Shkëndija në arenën nacionale Todor Proevski – Shkup, ku tifozët duke lëvizur kah arena kanë bërtitur mesazhe ofenduese me të cilat shkaktonin urrejtje nacionale dhe jotolerancë.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është prejardhja etnike dhe lokacioni ku ka ndodhur incidenti (parku i qytetit), si dhe fakti që është i shkaktuar nga grup tifozësh. përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Model të incidenteve paraardhëse/të mëparshme – sulme të mëparshme ndaj njerëzve në afërsi të stadiumit dhe sulme ndërmjet grupeve tifozësh.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri.