May 17, 2020

Kallëzim penal kundër personit nga fsh. Tuin për shkak të shpërndarjes së materialit racist dhe ksenofobik në internet

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Zyra e jashtme për çështje kriminalistike në Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër B.A. (30) prej fsh. Tuin të Kërçovës, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim për krim të kryer “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “shpërndarje të materijalit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemeve kompjuterike”. Më 17.05.2020 në rrjetin social “Fejsbuk”, i paraqituri ka shpallur fotografi të dy nëpunësve policor pa lejen e tyre dhe ka shkruar koment i cili ndjell urrejtje.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
  2. Model i incidenteve të mëparshme.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri.


Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
-
Kallëzim penal kundër personit nga fsh. Tuin për shkak të shpërndarjes së materialit racist dhe ksenofobik në internet image