Çfarë ka ndodhur: Zyra e jashtme për çështje kriminalistike në Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër B.A. (30) prej fsh. Tuin të Kërçovës, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim për krim të kryer “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “shpërndarje të materijalit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemeve kompjuterike”. Më 17.05.2020 në rrjetin social “Fejsbuk”, i paraqituri ka shpallur fotografi të dy nëpunësve policor pa lejen e tyre dhe ka shkruar koment i cili ndjell urrejtje.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Model i incidenteve të mëparshme.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri.