Çfarë ka ndodhur: Persona të mitur janë sulmuar në stacionin e autobusit, nën Stacionin hekurudhor,
përkatësisht në Qendrën e transportit në Shkup. Tre peronave të mitur, dy prej të cilëve në moshë
16-vjeçare dhe njëri në moshë 15-vjeçare, ndërkohë që prisnin autobusin, u është ofruar një grup më
i madh prej 10-15 personash në moshë nga 15 deri në 17 vjet, dhe njëri prej tyre ka nisur të godasë
një prej të miturve n kokë. Pastaj është sulmuar edhe i mituri tjetër, pastaj sulmuesit kanë ikur në
drejtim të panjohur.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 19 tetor, ora 12:15, stacioni i autobusit në bul. “Kërste Misirkov” .
Burimi i informacioneve: Media elektronike Libertas.
Viktimat e involvuara: Tre persona të mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP)
Kryerësit: Grup prej disa personash të mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – incidenti ka ndodhur në një stacion autobusi ku qarkullojnë
njerëz me përbërje etnike të përzierë, ekziston mundësia që prejardhja etnike e Kryerësve të jetë e
ndryshme nga ajo e viktimave.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: MPB-ja në përgjigjen e dhënë në lidhje me Kërkesën për informacione
me karakter publik të dërguar nga KMH-ja për këtë ngjarje e ka vërtetuar incidentin, duke theksuar
se nga SPB Shkup te PTHP Shkup ka dorëzuar Informim me shkrim nr. 28.11.2/02-646 më 27 tetor
2017.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.