Çfarë ka ndodhur: Në pishinën e qytetit “Snupi” në Veles janë rrahur disa romë nga Shkupi nga një grup prej dhjetë personash, midis të cilëve ka pasur edhe anëtarë të sigurimit të pishinës, nga agjencia e sigurimit SGS. Një prej shpëtuesve në pishinën “Snupi” në mënyrë arrogante dhe të dhunshme i është drejtuar një prej romëve që u hodh në pishinë me fjalët “Mos më mëso ti mua se kë të lë të hidhet në pishinë, ty nuk të lejohet të hidhesh!” Ndaj këtyre fjalëve kanë reaguar të afërmit e djaloshit, dhe ka ndodhur një grindje e vogël e cila është mbyllur shpejt, pasi ka intervenuar sigurimi – SGS dhe pronari i pishinës. Sipas njërit prej qytetarëve të rrahur, rreth orës 19 kur pothuajse të gjithë vizitorët e pishinës ishin larguar dhe ndërkohë që ata po bëheshin gati për t’u kthyer në Shkup ndërkohë që nipi i tij Ibraim Umer po dilte nga dhoma e zhveshjes, pa asnjë shkas, një person e ka goditur me shishe qelqi në kokë duke i shkaktuar lëndim trupor të dukshëm – një çarje mbi syrin e djathtë. Personi mandej shton se pas kësaj kanë vrapuar të shohin se çfarë po ndodh, por në atë moment nga jashtë kanë hyrë rreth njëzet persona me veshje civile, me shkopinj dhe shufra hekuri dhe filluan t’i rrahin. Sipas tij sulmuesit, midis të cilëve përfaqësuesit e sigurimit të pishinës nga SGS-ja, nga shpëtuesi janë thirrur nga pronari. Pas 20 minutash, pasi janë rrahur dhe gjakosur, kanë intervenuar policët të cilët u vunë pranga romëve dhe kanë filluar t’u bërtasin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 23 korrik, rreth orës 17:00, pishina Snupi, Veles.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Libertas.
Viktimat e involvuara: Dy persona.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RM-së), Lëndim trupor (Neni 130, KP i RM-së), Diskriminim racor dhe tjetër (Neni 417, KP i RM-së )
Kryerësit: Një grup prej njëzet personash.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është diskriminimi racor, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Përmbajtja e mesazheve të dhëna – personit të sulmuar, nuk i është thënë se kërcimi në pishinë ndalohet për të gjithë, por se vetëm atij nuk i lejohet.
2. Perceptimi i viktimave – Viktimat e konsiderojnë ngjarjen me motivim të njëanshëm.
Statusi i rastit: Nën hetim/pritet dorëzimi i fletëparaqitjes përkatëse.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se nga SPB Veles dhe Prokuroria Themelore Publike po punohet në mbledhjen e të dhënave shtesë në lidhje me ngjarjen dhe sipas tyre nga SPB Veles do të dorëzohet fletëparaqitja përkatëse.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e bashkësive të ndryshme etnike në shtet.
August 23, 2017
Janë sulmuar dhe lënduar romë në pishinë në Veles
Adresë
Veles, Macedonia (FYROM)
Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
10
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
Link i jashtëm videoje:
https://youtu.be/NcB8UQQwRkk