Çfarë ka ndodhur: Nga kryerës të panjohur janë dëmtuar 27 gurrë vari në varrezat ortodokse në
fshatin Luboten. Sipas informacioneve të transmetuara në media, MPB-ja po i zbaton intenzivisht
të gjitha aktivitetet operative-teknike dhe në terren të cilat mundësojnë mbledhje dhe analizim të
materialit dëshmues, me qëllim që kryerësit e këtij akti të identifikohen dhe kundër tyre të ngrihet
procedura penale përkatëse.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 10 korrik, rreth orës 19:30, varrezat ortodokse në fshatin Luboten.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Media elektronike
Pozitiv.mk.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP i RM-së), Shkaktim i urrejtjes, përçarjes apo
mostolerancës në bazë të diskriminimit kombëtar, racor, fetar apo në bazë tjetër diskriminimi (Neni
319, KP i RM-së)
Kryerësit: I panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident me të cilin shkaktohet
urrejtje, përçarje dhe mostolerancë nacionale, racore dhe fetare, motiv i njëanshëm është përkatësia
fetare, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar janë varrezat ortodokse në fsh. Luboten.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se është përcaktuar se bëhet fjalë për
veprën penale “Përdhosje e varrit” sipas nenit 400 të KP-së. Në përgjigje thuhet, gjithashtu, se pas
dokumentimit të tërësishëm të ngjarjes, SPB Shkup do të dërgojë te Prokuroria Themelore Publike
përkatëse fletëparaqitje përkatëse.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e bashkësive të
ndryshme fetare në shtet.