Çfarë ka ndodhur: Në datën 26.08.2019 reth orës 23.30 në SPB Shkup është paraqitur se më shumë
persona, kanë filluar një përleshje në objektin hotelerik në sheshin “Skënderbe”, kurse më vonë edhe fizikisht,
jashtë nga objekti, i kanë sulmuar N.M.(20), B.M.(17), F.H.(17), F.B.(17) dhe P.S.(17) dhe D.M.(45), të gjithë nga
Shkupi. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 26.08.2019, në ora 23.30, Shkup
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, mkd.mk, emagazin.mk, press24.mk, centar.mk, kurir.mk
Viktimat e involvuara: 6 viktima
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerësit: më shumë kryerës të panjohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në vendin ku qarkullon popullsi e përzier etnike.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.