June 9, 2015

Incident në ndeshjen e basketbollit mes ekipeve të të rinjve të Feni Industri dhe Shkupi (e verifikuar)

Incident
Incident në një ndeshje sportive
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Pas gjysmës së parë të lojës, kur arbitri i dytë dha një faull teknik, të gjithë lojtarët
dhe trajneri asistent i KB Shkupi hynë në fushë dhe deshën ta sulmojnë arbitrin, Delegati i Federatës
së Basketbollit ndërpreu lojën, dhe kërkoi nga përfaqësuesit e policisë që në mënyrë të sigurtë të
përcjellin arbitrat në dhomat e zhveshjes. Gjatë incidentit, lojtarët e Shkupi ishin duke hedhur shishe
plastike në drejtim të audiencës. Pas incidentit, të gjithë anëtarët e KB Shkupi janë shoqëruar për
në Shkup. Megjithatë, një tjetër media raporton se policia, gjatë ndërhyrjes ka plagosur dy lojtarë
basketbolli dhe një djalë tjetër shqiptar. Sipas këtij mediumi, mbi 200 tifozët e KB Feni kanë shprehur
zemërimin e tyre përmes urrejtjes nacionaliste dhe racore.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 9 qershor, ora 17:00, Kavadar.
Burimi i informacionit: Media elektronike Sport365 dhe Zhurnal.
Viktimat e përfshira: Një arbitër, viktima të mundshme midis lojtarëve të Shkupi dhe tifozëve të tyre
(me përdorimin e forcës së Policisë).
Lloji i krimeve: Dhunë (neni 386 i kodit penal).
Kryerësit: Numër i panjohur i përkrahësve të KB Shkupi.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident që ndodhi gjatë një
ndeshjeje sportive, motiv i paragjykimit është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, ndërsa treguesit e
paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike – tifozët dhe shumica e lojtarëve të KB Shkupi janë shqiptarë, ndërsa
lojtarët dhe tifozët e KB Feni Industri janë kryesisht maqedonas;
2. Koha – incidenti ka ndodhur pas një ndeshjeje të basketbollit midis klubeve me përkrahësit / tifozët
me përkatësi të ndryshme etnike, pas një ndryshimi në praninë e pakicës në zonë (lojtarë dhe tifoz
shqiptarë në lagje të populluar kryesisht nga maqedonasit);
3. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
4. Mungesa e motiveve të tjera.

Statusi i rastit: Në hetim.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se SP GJ Kavadarci ka kontaktuar me SP GJ Bit
Pazar dhe ka kërkuar që të thërrasë autorët për të lëshuar fl etëparaqitje për kundërvajtje. Megjithatë,
nuk ka asnjë informacion nëse të dyshuarit janë gjetur dhe nëse është dërguar akuza kundërvajtëse.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në vend dhe sigurinë e njerëzve të pranishëm në ndeshjet sportive.

Adresë
Kavadar
Emri i Vendit
Kavadar

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Incident në ndeshjen e basketbollit mes ekipeve të të rinjve të Feni Industri dhe Shkupi (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër Lirive dhe të Drejtave
Parandalimi ose shqetësim i tubimit publik
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike