August 15, 2022

Përleshje mes personave të mitur pas një tubimi publik të organizuar nga një parti politike

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Më 03.06.2022 në Stacionin Policor Bit Pazar janë ndaluar tre të mitur, dy nga Haraçina, të moshës 15 dhe 16 vjeçare dhe një nga Shkupi, 17 vjeç, për faktin se në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup rreth orës 23.00, ku mbahej një tubim publik i organizuar nga partia politike, para përfundimit të eventit, me një konfrontim fizik me një grup tjetër personash, kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike, si dhe janë përdorur edhe sende të mprehta. Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sveti Naum Ohridski” me lëndime nga objekti i mprehtë janë dërguar 15-vjeçari nga fshati Haraçinë, G.S.(20) nga fshati Tanushë dhe A.N.(20) nga fshati Brezë. Personave të mitur që u ndaluan iu sekuestruan dy thika.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është përkatësia e supozuar etnike dhe përkatësia e supozuar politike, duke pasur parasysh se ngjarja ka ndodhur mes dy grupeve pas mbajtjes së një tubimi publik të organizuar nga një parti politike, kurse treguesit e njëanshëm janë:

  1. Përkatësia politike – personat e përfshirë kanë bindje të ndryshme politike
  2. Origjina etnike – personat e përfshirë ishin nga komunitete të ndryshme etnike

Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe gjuhësore në shoqëri. Në të njëjtën kohë, incidente të tilla ndikojnë në polarizimin politik, i cili kontribuon në rritjen e mëtejshme të krimeve të urrejtjes për shkak të përkatësive të ndryshme politike.


Numri i viktimave
3
Numri i kryerësve
3
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Përleshje mes personave të mitur pas një tubimi publik të organizuar nga një parti politike image