November 24, 2019

Sulmuesit, mes të cilëve edhe të mitur, kanë sulmuar policët dhe të miturit në sheshin “Maqedonia”

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Në datën 24.11.2019 reth orës 15.20 në territorin e qytetit të Shkupit, nëpunësit policor
nga SPB Shkup kanë privuar nga liria A.N.(20), H.Gj.(22), D.M.(18), D.S.(24), D.G.(20) dhe katër persona të mitur
të gjithë nga Shkupi, për shkak se më parë në Sheshin “Maqedonia”, në afërsi të “Urës të gurit”, si pjesë e
grupit të tifozëve nga reth 25 persona, kanë hedhur me sende të forta drejtë nëpunësve policor për shkak
se nuk u është lejuar të kalojnë përtej urës. Gjithashtu, në “Bankinën 13 Nëntori” ata kanë sulmuar fizikisht
katër të mitur, të gjithë nga Shkupi. Për ngjarjen është lajmëruar prokurori publik. Pas doumentimit të plotë
të rastit do të parashtrohen parashkresa përkatëse.

Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 24.11.2019, në ora 15.20, Shkup
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, novamakedonija.com.mk, press24.mk, netpress.com.mk
Viktimat e involvuara: 4 viktima të mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerësit: 5 kryerës të rritur dhe 4 kryerës të mitur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – kryerësi dhe viktima janë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në vendin ku edhe më parë kanë ndodhur incidente të tilla

Statusi i rastit: janë dorëzuar fletëparaqitje për kundërvajtje.
Përgjigje e institucioneve lokale: Janë arrestuar 10 persona, 9 prej tyre u janë dhënë urdhër pagesa për
kundërvajtje sipas nenit 31 nga Ligji për pengimin e dhunës dhe sjelljes të pahijshme në ndeshje sportive,përderisa për personin e dhjetë i cili është i mitur, për prindin-kujdestarin e tij është përgatitur procesverbal
për kundërvajtje të konstatuar “Kujdes i neglizhuar nga prindi apo kujdestari” nga LKRQPRMV.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe sidomos
pasqyrohen negativisht në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.

Adresë
Sheshi Maqedoni, Shkup, Maqedonia e Veriut
Emri i Vendit
Sheshi Maqedoni, pranë Quay Kamen Most / Quay 13 nëntor

Numri i viktimave
4
Numri i kryerësve
9
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi ftohtë armë Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata menjëherë regjistruan incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Sulmuesit, mes të cilëve edhe të mitur, kanë sulmuar policët dhe të miturit në sheshin “Maqedonia” image

Veprat penale

Kundër Lirive dhe të Drejtave
Kërcënim penal
Kundër Rendit Publik
Dhunës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike