August 15, 2022

Nga Konsullata Ruse në Manastir është konfiskuar flamuri i Federatës Ruse

Incident
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Më datë 14.06.2022 në ora 16:50 në SPB Manastir, një punonjëse e Konsullatës së Federatës Ruse në Manastir kishte raportuar se ishte marrë flamuri i Federatës Ruse, i cili kishte qenë i varur në objektin e konsullatës në rrugën “Marshal Tito”.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i supozuar i njëanshëm është baza kombëtare, sepse flamuri është marrë nga një person i panjohur në një kohë kur ka një konflikt midis Rusisë dhe Ukrainës, kurse treguesit e njëanshëm janë:

  1. Koha e incidentit – ngjarja ndodh gjatë konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
  2. Baza kombëtare – konfiskimi i flamurit të një vendi të caktuar
  3. Vendndodhja – ngjarja ka ndodhur në konsullatën e Federatës Ruse

Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend dhe jetën ndërmjet grupeve të ndryshme kombëtare, etnike dhe gjuhësore në shoqëri.

Adresë
rruga Marshall Tito në Manastir ku ndodhet Konsullata e Federatës Ruse në Manastir.
Emri i Vendit
Konsullata e Federatës Ruse në Manastir

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Nga Konsullata Ruse në Manastir është konfiskuar flamuri i Federatës Ruse image