Çfarë ka ndodhur: Në orën 11 të mbrëmjes së kaluar në Departamentin e policisë Mavrovë, S.B. (74)
raportoi se në vendbanimin Mavrovi Anovi, nga persona të panjohur, duke përdorur forcën fizike, dy statuja
bronzi të heronjve popullorë Çede Filiposki dhe Zllate Mallakoski ishin prishur. Po merren masa për ta
sqaruar plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 21.06.2018, në mbrëmje, Mavrovi Anovi.
Burimi i informacioneve: Gazeta përditshme Nova Makedonija, Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Nuk ka.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerësit: Kryerës të paidentifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – edhe më parë ishin sakrilegjuar dhe shkatërruar monumentet të
NOB dhe objekte historike të tjera lidhura me komunitetin etnik maqedonas.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja, thuhet se ky incident është regjistruar
si Dëmtim i objekteve të huaja sipas Nenit 243, KP. Incidenti është evidentuar dhe akuzë penale është
ngritur në PP kundër kryerës të panjohur.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e tërësishme të
sigurisë në shtet, bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.