September 20, 2020

I therrur 26 vjeçar tifoz në parkun e qytetit në Shkup

Incident
Incident në një ndeshje sportive
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Më 20.09.2020 rreth orës 00:15, A.R. (26) (përkatës i grupës së tifozëve) derisa ishte me persona tjera në parkun e qytetit ishte i sulmuar nga O.S. (24) dhe A.B. (18) (përkatës së grupës së tifozëve), kurse i paraqituri i pare O.S. e sulmoi me thikë. Menjëherë pas paraqitjes së pranuar, nëpunësit policor e ndërmorrën masa adekuate dhe aktivitete dhe çështja është pastruar, kurse kryerësit të arrestuar.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është prejardhja etnike dhe lokacioni ku ka ndodhur incidenti (parku i qytetit), si dhe fakti që është i shkaktuar nga grup tifozësh. përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike;
  2. Model të incidenteve paraardhëse/të mëparshme – sulme të mëparshme ndaj njerëzve në afërsi të stadiumit dhe sulme ndërmjet grupeve tifozësh.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe ndikojnë mbi polarizimin etnik që kontribon shtesë kah zmadhimi i krimeve të urrejtjes për shkak të përkatësisë së ndryshme etnike. Djaloshi 26 vjeçar i therrur urgjentisht ishte i transferuar në klinikë private për shkak të lëndimeve të rënda trupore dhe akoma ripërtritet nga lëndimet.


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
Trial
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
I therrur 26 vjeçar tifoz në parkun e qytetit në Shkup image