Çfaë ka ndodhur: Në datën 06.12.2019 në Stacionin policor në Çair, i mituri nga Shkupi ka paraqitur se reth
orës 19.45, në rr”Aleksandar Urdarevski” është sulmuar fizikisht nga disa të mitur, me send të fortë, me çrast
ka marrë lëndim.
Ai është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” e më pas është dërguar në
shërim shtëpiak. Kryerësit janë të njohur për policinë dhe ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 06.12.2019, në ora 19.45, Shkup
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, novamakedonija.com.mk, tv21.tv, tocka.com.mk,
slobodenpecat.mk, mkd.mk, makfax.com.mk, kurir.mk, kanal5.com.mk, press24.mk
Viktimat e involvuara: 1 viktimë (e mitur)
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386 nga KP)
Kryerësit: më shumë kryerës të mitur.
Përshkrim i incidentit me indikatorët e anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – kryerësi dhe viktima kanë prejardhje të ndryshme etnike
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në lokacionin ku edhe më parë ka patur incidente të ngjajshme
dhe ku jeton popullsi e përzier etnike.
Statusi i rastit: kryerësit e identifikuar.
Përgjijge e institucioneve lokale: Është dorëzuar lajmërim deri the PThP Shkup kundër katër të miturve për
kryerje të veprës penale “Dhunë” nga neni 386 nga KP.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe sidomos
pasqyrohen negativisht në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.