May 6, 2019

I mituri i sulmuar në Aerodrom

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Në datë 06.05.2019 në ora 17.15 në SPB Shkup, G.T (41) nga Shkupi ka paraqitur se të
njëjtën ditë reth orës 14.00 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” djali i saj 14 vjeçar është sulmuar fizikisht
nga dy persona. Punohet në zbardhjen e rastit.

Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 06.05.2019 reth orës 14.00 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato “
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB
Viktima të involvuara: 1 viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: Një kryerës i panjohur dhe një kryerës i njohur (i mitur)
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit janë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në vende ku edhe më parë ka patur të regjistruara ngjare të
tilla.

Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Është dorëzuar procesverbal për kundërvajtje të konstatuara sipas
LKRQPRMV për kryerësin e mitur.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe sidomos
reflektohen negativisht në zhvillimin e sigurisë të fëmijëve.

Adresë
Bulevardi Vidoe Smilevski Bato
Emri i Vendit
Bulevardi Vidoe Smilevski Bato

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
I mituri i sulmuar në Aerodrom image

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike