March 28, 2014

Hedhja me gurrë lëndon operatorin e trenit (i pa verifikuar)

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çka ka ndodhur: Ndihmës operatori i trenit ka përfunduar në spital pasiqë kryerës të panjohur kanë gjuajtur
me gurrë trenin në të cilin ai operonte. Kryerësit po ashtu kanë thyer një pjesë të dritareve të trenit.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 28 mars, treni i sulmuar bartë mallra në linjën Vollkovë – Trubarovë,
ndërsa incidenti ka ndodhur në Stacionin Hekurrudhor Shkup Veri.
Burimi i informacionit: Media elektronike mkd.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Një person pesëdhjetë vjeç me përkatësi etnike të panjohur.
Lloji i krimit(ve): Lëndim truporë, neni.130 KPRM; dhunë, neni. 386 KPRM; dëmtimi i pronës së huaj, neni.
243 KPRM.
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe treguesë të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryersit të veprës dhe viktimës – për shkak të përbërjes së përzier etnike të
popullatës në fshatin Tabanocë, Vollkovë dhe në pjesën e Stacionit Hekurrudhor Shkup Veri, përkatësia etnike
e kryerësit dhe viktimës mund të dallojnë.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Ministria e Punëve të Brendshme në përgjigjen e dërguar mbi Kërkesën për
informacion të karakterit publik dërguar nga Komiteti, ka deklaruar se ajo ka kryer biseda të shumta me
anëtarët e komunitetit lokal, por ata nuk kanë asnjë informacion shtesë deri më tani. Policia po vazhdon të
punojë në sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve e sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme etnike në shoqëri.

Address
Stacioni hekurudhor i Shkupit Sever
Location Name
Stacioni hekurudhor i Shkupit Sever

Number of victims
1
Number of Perpetrators
-
Status of the case
Under investigation
Type of incident?
Shkatërrimi i pronës Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Incident location
Lokacion tjetër publik
How did the police react?
Ata hetonin incidentin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Hedhja me gurrë lëndon operatorin e trenit (i pa verifikuar) image

Criminal offences

Against Life and Body
Lëndim trupor
Against Property
Dëmtimi i pronës
Against the Public Order
Dhunës

Grounds

Кombësi Përkatësia etnike