Çfarë ka ndodhur: Më 14 maj 2018, rreth orës 18.50, në rr. „Alija Avdoviq“ në Shkup autobusi i NQP-së
që qarkulloi në linjën nr.65 nga Qendra transprortuese në fsh, Stajkovci, ishte ndalur nga personat A.J (18)
dhe një gjashtëmbëdhjetë vjeçar, të dy nga fsh. Singjeliq me automjet pasagjerësh Pezho 206 me targa
regjistrare të Kumanovës. Pas ndalimit të autobusit, ata dilnin jashtë automjetit dhe i kërkuan shoferit
të autobusit të hapte dyert. Shoferi refuzoi, pas së cilës 16-vjeçari thyen një dritare anësore të autobusit
me gur. Menjëherë pas raportimit të marrë, zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje dhe morën masa
dhe aktivitete të përshtatshme. Të dy personat ishin dërguar në stacion i policisë dhe atje ata thanë se e
ndaluan autobusin sepse brenda po hipnin tre persona që i kishin sulmuar më parë, ata dy. Pas dëmtimit të
autobusit, dy persona u ankuan për lëndime në pjesën e shpinës, pas së cilës ata u dërguan për shqyrtim në
Spitalin e përgjithshëm të qytetit. Po merren masa për ta sqaruar plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 14 maj 2018, rreth 18.50, në rr. “Alija Avdoviq” fsh. Singjeliq, autobusi
nr. 65, Shkup.
Burimi i informacioneve: Gazeta e përditshme: Nova Makedonija.
Viktimat e involvuara: Nuk ka.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP), Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm (Neni
288, KP).
Kryerësit: Dy kryerësit të identifikuar, prej të dy një është i mitur (16).
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – si dhe të gjitha hedjet me gurë të mëhershme, veçanërisht sulmet
ndaj autobusëve me nr. 65;
2. Lokacioni – Incidenti ndodhi në fsh. Singjeliq ku shpesh herë më parë kishte sulme të ngjashme midis
njerëzit të rinj nga komuniteteve të ndryshme etnike.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e MPB-së në lidhje me këtë incident, lajmërohet se ky
incident është regjistruar si shkelje e rendit dhe paqes së përgjithshme sipas nenit 12 të LKKRPP.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e njerëzve në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat, transporti
publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).