Çfarë ka ndodhur: Në hapësirat e organizatës komunale të LSDM-së në Kisella Vodë është kryer hyrje
me dhunë nga kryerës të panjohur, dhe gjatë kësaj janë hapur me forcë gjashtë dyert e hapësirave,
janë vjedhur tri lap-topa, dy kompjuterë dhe një projektor, kurse janë shkatërruar edhe dy komp-
juterë prej të cilëve janë marrë hard-disqet dhe pjesët e tjera.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 23 maj, rreth orës 2:00, organizata komunale e LSDM-së në Kisella
Vodë.
Burim i informacioneve: Gazeta ditore Utrinski vesnik.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Vjedhje e rëndë (Neni 236, KP); Shkaktim i ur-
rejtjes, përçarjes dhe mostolerancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese
(Neni 319, KP).
Kryerës: Kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është organizata komunale e partisë më të madhe opozitare.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB – Shkup është dorëzuar
procesverbal për mbikëqyrjen e kryer në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.