February 9, 2016

Grindje në grup në shkollën e mesme “zef Lush Marku” (e paverifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Dy grupe nxënësish kanë marrë pjesë në grindje në oborrin e shkollës SHQSH “Zef
Lush Marku”. Në një grup kanë qenë tre të mitur nga Shkupi dhe një i mitur nga Gostivari, kurse në grupin tjetër kanë qenë katër të mitur nga fshati Batincë i Shkupit. Personat kanë shkëmbyer disa
goditje me grushte dhe shqelma, kurse në një moment një preson nga grupi i dytë ka nxjerrë thikë
dhe ka goditur katër herë në pjesën e kokës një nxënës të grupit të parë duke i shkaktuar lëndim
trupor, dukshëm të rëndë.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 9 shkurt, ora 09:45, oborri i shkollës SHQSH “Zef Lush Marku”.
Burim i informacioneve: Medie elektronike Republika.
Viktimat e përfshira: Një person.
Lloji i krimit: Lëndim trupor (Neni 130, KP), Dhunë (Neni 386, KP), Pjesëmarrje në grindje (neni 132, KP).
Kryerës: Një grup nxënësish nga SHQSH “Zef Lush Marku”.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – për shkak të përbërjes së përzierë etnike të nxënësve të cilët
mësojnë në shkollën e sipërpërmendur, ka mundësi që përfaqësuesit e të dy grupeve të kenë prejard-
hje të ndryshme etnike;
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: Është dorëzuar kërkesë për ngritjen e procedurës kontestuese.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se nga SPB-ja Shkup është dorëzuar
lajmërim me shkrim për ngritje të procedurës për kundërvajtje më 19.4.2016 te Gjykata Themelore
Shkup 1, Shkup, Njësia për Kundërvajtje.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Address
SHQSH “Zef Lush Marku”
Location Name
SHQSH “Zef Lush Marku”

Number of victims
1
Number of Perpetrators
-
Status of the case
Under investigation
Type of incident?
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Incident location
Institucion
How did the police react?
Ata hetonin incidentin
Have there been similar incidents / crimes in the same location?
Po
Grindje në grup në shkollën e mesme “zef Lush Marku” (e paverifikuar) image

Criminal offences

Against Life and Body
Lëndim i rëndë trupor
Against the Public Order
Dhunës
Against the State
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Grounds

Кombësi Përkatësia etnike