August 22, 2017

Grabitje mbi një pakistanez në fshatin Vaksincë

Incident
Incident për shkak të një refugjati ose statusi migrant

Çfarë ka ndodhur: Sipas informacioneve të transmetuara në media, një person nga Pakistani, është sulmuar nga tre persona të tjerë nga Pakistani dhe i janë marrë 150 euro. Sipas thënieve të tij, ai ka mbërritur së bashku me një grup personash nga Pakistani në fshatin Vaksincë, ku janë pritur nga tre persona, gjithashtu nga Pakistani (në moshë nga 25-30 vjet) të cilët duhej t’i prisnin dhe dërgonin jashtë vend. Organizatorët e përmendur të gjithë personave u kanë kërkuar nga 2000 euro për person që t’i kalojnë përtej kufirit shtetëror në R. e Serbisë. Meqenëse i dëmtuari nuk kishte të holla, një prej organizatorëve e ka sulmuar, duke e goditur me dy goditje me dorë në fytyrë, ia ka marrë të hollat dhe e kanë lënë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 22 korrik, ora 22:00, fsh. Vaksincë, Kumanovë.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme; Media elektronike Kumanovski muabet.
Viktimat e involvuara: Një person.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RM-së), Lëndim trupor (Neni 130, KP i RM-së), Grabitje (Neni 237, KP i RM-së )
Kryerësit: Një person.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motiv i njëanshëm është statusi i migrantit apo refugjatit, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit në trendin e grabitjes dhe sulmit mbi migrantët.
Statusi i rastit: Nuk është kthyer përgjigje nga MPB-ja.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB-ja nuk i është përgjigjur Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën KMH-ja e ka dërguar në lidhje me këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e migrantëve të kalojnë nëpër shtet.

Adresë
Kumanovo, Macedonia (FYROM)
Burimi i lidhjes për lajmet

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
Grabitje mbi një pakistanez në fshatin Vaksincë image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi