November 29, 2016

Goditet me gurë autobusi nr. 65 i NQP-së, është lënduar një djalë 17vjeçar (e paverifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Një shtatëmbëdhjetëvjeçar nga fshati Bullaçan, Shkup është goditur në kokë kur
autobusi i NQP-së nr. 65, me të cilin po udhëtonte, është qëlluar me gurë nga kryerës i panjohur. Me
automjet të urgjencës mjekësore është dërguar në spitalin “Shën. Naumi i Ohrit”, ku janë konstatuar

lëndime trupore dhe është mbajtur për mjekim të mëtejshëm. Shoferi i autobusit, në Stacionin Poli-
cor “Gazi Babë” ka paraqitur se kur e ka drejtuar autobusin, i cili qarkullon në linjën e rregullt nr. 65,

kryerës i panjohur ka gjuajtur me gur në drejtim të autobusit dhe ka thyer një prej dritareve në katin e
dytë. Në buletinin ditor të MPB-së thuhet se po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen
e tërësishme të rastit.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 29 nëntor, rreth 21:55, autobusi i NQP-së nr. 65 i cili lëvizte në rr.
“Metodija Andonov Çento” dhe rr. “Palmiro Tolati”, Shkup.
Burim i informacioneve: TV Alsat.
Viktimat e përfshira: Një person shtatëmbëdhjetëvjeçar.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – autobusi nr. 65 qarkullon në një rajon të populluar me njerëz
me përbërje të përzierë etnike, vendi ku është gjuajtur me gurë autobusi gjendet në rajon të popul-
luar me njerëz me përbërje të përzierë etnike.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky është incidenti i fundit i trendit të zmadhuar të goditjes me
gurë të autobusit të NQP-së nr. 65.
3. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja e pushtetit lokal: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB-ja nuk i është përgjigjur
Kërkesës për informacione publike të cilën Komiteti e ka dërguar në lidhje me këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
rr. “Metodija Andonov Çento”
Emri i Vendit
autobusi i NQP-së nr. 65

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Goditet me gurë autobusi nr. 65 i NQP-së, është lënduar një djalë 17vjeçar (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike