May 6, 2020

Gjuhë urrejtjeje kundër politikanë

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Sektori i krimeve kompjuterike dhe forenzikës digjitale ka ngritur kallëzim penal kundër B.P. (32) prej Shkupi, i cili punon në R. Gjermanisë, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim për krim të kryer “shpërndarje e materialit racist dhe ksenofobik me anë të sistemit kompjuterik”. I paraqituri, me anë të sistemit kompjuterik, më 06.05.2020 deri tek posta elektronike e funkcionerit nga paria politike dhe deri tek posta elektronike e Qeverisë së R. Maqedonisë së Veriut ka dërguar tekst me gjuhë urrejtjeje. Pastaj, B.P. në profilin e tij në rrjetin social “Fejsbuk” ka shpallur poste në të cilat kishte gjuhë urrejtjeje, të cilat kanë të bëjnë me presidentin e parties politike. Gjithashtu, po të njejtën ditë B.P. në postin e shpallur në “Fejsbuk” profilin e një TV Stacioni ka pasur shpallje në të cilën shpërndante gjuhë urrejtjeje.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Model i incidenteve të mëparshme – thirrje në dhe shpërndarje e urrejtjes etnike dhe thirrje në dhunë nëpërmjet rrjeteve sociale është metodë sa ma e shpeshtë e kryerjes së krimeve të urrejtjes.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë e përgjithshme në shtet.


Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Gjuhë urrejtjeje kundër politikanë image