Çka ka ndodhur: Një grup i përbërë prej afërsisht 15 personave ka gjuajtur me gurrë tri automjete që bneninin
pjesëmarrës në tubimin e organizuar nga Bashkim Demokratik për Integrim (BDI), pas aktit ata kanë ikur.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 4 prill në afërsi të urrës Vlajko në Komunën Karposh, Shkup.
Burimi i informacionit: Media e shtypur Nova Makedonija.
Viktima(t) e përfshirë: Numër i panjohur i pasagjerëve në tri automjete.
Lloji i krimit(ve): Rrezikimi i sigurisë, neni. 144, dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243 KPRM.
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia politike dhe bindjet politike, dhe treguesit e anshmërisë në këtë incident janë:
1. Perceptimi i viktimës – Në kohën e këtij incidenti, viktimat ishin të angazhuar në aktivitet që promovon
bindjet e tyre politike.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave që ata do të ndërmarrin masat e duhura,
por në momentin e shkrimit të këtij raporti, policia nuk i është përgjigjur Kërkesës për informacion me
karakter publik që është dërguar nga Komiteti në lidhje me këtë incident.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje stabilitetin e përgjithshëm
politik në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.