Çka ka ndodhur: Kryerës të panjohur gjuajtën me gurë trenin që udhëtonte nga Manastiri në Shkup në afërsi
të fshatit Moranë, duke dëmtuar dritaret nga karrocat në proces.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 12 prill, në afërsi të fshatit Moranë.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional Sitel TV.
Viktima(t) e përfshirë: Përveç dëmit material nuk kishte viktima në këtë incident.
Lloji i krimit(ve): Dëmtimi i pronës së huaj neni. 243 KPRM.
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe si tregues të anshmërisë në këtë incidenti janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryesit të veprës dhe viktimës – për shkak të përbërjes së ndryshme etnike
në popullatën e fshatit Moranë dhe destinacionet e fundit ku treni shkon deri në (Manastir dhe Shkup),
përkatësia etnike e viktimës mund të ndryshojë nga ajo e kryerësit.
2. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
3. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: MPB i është përgjigjur Kërkesës për informacion me karakter publik që është
dërguar nga Komiteti në lidhje me këtë incident, dhe informoi se kanë raport mbi vendosjen e gurrëzve në
hekurrudhë, mirëpo raporti i njejtë ska pasur informacion në lidhje me incidentin dhe gjuajtjen me gurrë.
Ndikimi në viktimë(-at) dhe komunitet: Ky lloj incidenti sjell në pyetje situatën e përgjithshme politike në
vend dhe bashkëjetesën mes popullatës maqedonase në njërën anë, si dhe të popullatës shqiptare në anën
tjetër si dy komunitete etnike më të mëdha në shoqëri, si dhe rrezikon sigurinë e përgjithshme në transportin
publik.