December 28, 2020

Fotografi dhe shkrim me ofendime që ndjellin dhunë

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Departamenti për punë të brendshme Prilep më 23.12.2020 ka ngritur padi penale kundër S.M. (36) prej Prilepi për shkak të pranisë së dyshimit me bazë për krim të kryer “shpërndarje të materialit rasistë dhe ksenofobik me anë të sistemit kompjuterik”. S.M. më 28.10.2020 nëpërmjet Fejsbuk profilit të vet në koment të Fejsbuk profilit tjeter ka shpallur fotografi dhe shkrim me ofendime me të cilat ka ndjellur dhunë.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është prejardhja etnike e implikuar pasi fotografija dhe shkrimi me ofendime ndjell dhunë kahëzuar kah një grup etnike në shtet, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Gjuha e folur – kryerësi i përket një grupe etnike, përderisa ndjell dhunë kah një grup tjetër etnike;
  2. Model të incidenteve të mëparshme – incidente të mëparshme të natyrës së ngjashme.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe gjuhësore në shoqëri.


Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Fotografi dhe shkrim me ofendime që ndjellin dhunë image