March 1, 2017

Është sulmuar një i mitur te Qendra e transportit (e pavërtetuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Një pesëmbëdhjetëvjeçar nga fsh. Kadino, pa shkas dhe arsye, është sulmuar
fizikisht nga pesë-gjashtë persona të mitur prej 16 deri në 18 vjet para biletarisë së NPQ-së në Qendrën
e transportit. Në Buletinin ditor të MPB-së thuhet se po merren masa për gjetjen e kryerësve dhe për
zbardhje të tërësishme të ngjarjes.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 01 mars, ora 18:35, Qendra e transportit, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Media elektronike
24Vesti
Viktimat e involvuara: Një person.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni386, KP i RM-së )
Kryerësit: Grup prej 5-6 personash.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – incidenti ka ndodhur në Qendrën tregtare, ku kalojnë
autobusë të cilët qarkullojnë nëpër rajone të populluara nga persona me përbërje të përzierë etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se bëhet fjalë për shkeljen “Sulm fizik” në
përputhje me nenin 12 të LSHRPP-së dhe ende po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
Qendra e Transportit, Shkup.
Emri i Vendit
Qendra e Transportit, Shkup.

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
6
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është sulmuar një i mitur te Qendra e transportit (e pavërtetuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike