November 3, 2017

Është sulmuar një i mitur në autobusin nr. 81 të NQP-së (e vërtetuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Një djalosh pesëmbëdhjetëvjeçar është lënduar me shufër metalike nga disa
persona të cilët hipën në stacionin në fshatin Brazda, rajoni i Shkupit. Në stacionin e autobusit në
fshatin Brazda, në autobus kanë hipur 12 persona dhe para se të zbresin nga autobusi në stacionin
tjetër, kanë goditur, ndoshta me shufër metalike, në pjesën e këmbës një të mitur 15-vjeçar nga fshati
Brazda. Djaloshi me automjet privat është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ku i janë
konstatuar lëndime trupore dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 03 nëntor, ora 21:00, autobus i NQP-së nr. 81
Burimi i informacioneve: Media elektronike Libertas.
Viktimat e involvuara: Një person i mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP)
Kryerësit: Grup prej dymbëdhjetë personash.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – Incidenti ka ndodhur në autobus i cili qarkullon në rajone
të populluara me njerëz me përbërje të përzierë etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik;

Statusi i rastit: Është ngritur fletëparaqitje penale për veprën penale „Dhunë“ (Neni 386 KP).
Përgjigja nga pushtetet lokale: Sipas përgjigjes së marrë nga MPB-ja në lidhje me Kërkesën për
informacione me karakter publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident, nga SPB Shkup
te PTHP Shkup është dorëzuar fletëparaqitje penale me KU. Nr. 717/18 kundër tre personave sepse
ekzistojnë baza dyshimi për kryerjen e veprës penale „Dhunë“ sipas nenit 386 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha etnike në shtet.

Adresë
fshati Brazda
Emri i Vendit
autobusi i JSP nr. 81

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
12
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Lëndim trupor Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është sulmuar një i mitur në autobusin nr. 81 të NQP-së (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike