March 18, 2017

Është goditur me gurë shtabi i VMRO-DPMNE-së në Çair (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Një person ka paraqitur se ndërsa ka qenë brenda në shtabin e partisë politike
VMRO-DPMNE në rr. “Cvetan Dimov” nga persona të mitur është dëmtuar me hedhje të gurëve xhami
i dritares. Në Buletinin ditor të PMB-së thuhet se po merren masat për zbardhjen e rastit.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 18 mars, rreth orës 22:45, shtabi partiak i VMRO-DPMNE-së në
lagjen Çair, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP i RM-së)
Kryerësit: Grup personash të mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar shtabi i partisë politike.
2. Model i incidenteve të mëparshme – Këtij incidenti i paraprijnë incidentet e muajit të kaluar, kur janë
dëmtuar shtabet partiake të LSDM-së në shumë qytete të shtetit.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se bëhet fjalë për veprën penale “Dëmtim
i objekteve të huaja” e cila ndiqet me padi private në përputhje me nenin 243 të KP-së dhe se po
merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e ngjarjes.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
Rruga Cvetan Dimov, ne. Çair, Shkup
Emri i Vendit
selia e partisë e VMRO-DPMNE-së

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
5
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është goditur me gurë shtabi i VMRO-DPMNE-së në Çair (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike