June 21, 2020

Eksplozion tek bukpjekësi në Rr. Gjorçe Petrov

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Më 21.06.2020 në ora 03:40, në Rr. Gjorçe Petrov, pas paraqitjes së eksplozionit herët në mëngjes dhe tym tek bukpjekësi, policia doli në vendin e ngjarjes. Fillimisht, policia dyshonte në ekplozion të qëllimtë duke marrë parasysh dëmin në objektin – dera e përparme e nxjerrur prej kornize, dritaret e thyera dhe dëme të tjera brenda në objekt. Nuk ka të lënduar nga ngjarja. Nën-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajlovski në deklaratë ndaj mediumeve ka shpall se bukpjekësi i përket familjes së tij.

Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është përkatsia politike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:

  1. Qëllimi i lokacionit – objekti ka qenë në pronësi të portparollit të parties politike.
  2. Koha – Incidenti ka ndodhur në kohën para zgjedhjeve.

Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë së përgjithshme dhe politike në shtet.


Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Dhunës
Eksplozion tek bukpjekësi në Rr. Gjorçe Petrov image