Çfarë ka ndodhur: Më 21.06.2020 në ora 03:40, në Rr. Gjorçe Petrov, pas paraqitjes së eksplozionit herët në mëngjes dhe tym tek bukpjekësi, policia doli në vendin e ngjarjes. Fillimisht, policia dyshonte në ekplozion të qëllimtë duke marrë parasysh dëmin në objektin – dera e përparme e nxjerrur prej kornize, dritaret e thyera dhe dëme të tjera brenda në objekt. Nuk ka të lënduar nga ngjarja. Nën-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajlovski në deklaratë ndaj mediumeve ka shpall se bukpjekësi i përket familjes së tij.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është përkatsia politike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Qëllimi i lokacionit – objekti ka qenë në pronësi të portparollit të parties politike.
- Koha – Incidenti ka ndodhur në kohën para zgjedhjeve.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë së përgjithshme dhe politike në shtet.