Çka ka ndodhur: Dy djem ishin të sulmuar me gurrë nga një grup i panjohur i kryerësve. Kryerësit ishin duke
brohoritur sharje kundër shqiptarëve.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 10 qershor, Gjorçe Petrov, Shkup.
Burimi i informacionit: Media nacionale elektronike almakos.com (alb).
Viktima(t) e përfshirë: Dy djem të rinj që pësuan lëndime të dukshme.
Lloji i krimit(ve): Lëndim truporë, neni. 131 KPRM, Shkup, neni.386, rrezikimi i sigurisë, neni. 144.
Kryerësi(t): Numër i panjohur i kryerësve, me sa duket me origjinë maqedonase.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe si treguesë të anshmërisë së këtij incidenti janë:
1. Perceptimi i viktimës/dëshmitarit – Nga deklaratat e bëra për mediat, shumë lehtë mund të
konkludohet se viktimat e kanë perceptuar incidentin si me motiv paragjykues.
2. Komente – gjatë sulmit, kryerësit ishin duke brohoritur sharje kundër shqiptarëve.
3. Dallimi në baza etnike i kryerësit të veprës dhe viktimës.
4. Natyra e Dhunës – incidenti ka ndodhur publikisht.
5. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave se ato do të ndërmarrin masat e nevojshme.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky incident sjell në pikpyetje sigurinë e përgjithshme në vend dhe
bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike në shoqëri.