November 10, 2016

Dy djem rrihen në autobus në afërsi të Bit-Pazarit (e paverifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Në afërsi të Bit-Pazarit, rreth orës 17, ndërkohë që autobusi i NQP-së nr. 50 ka
qarkulluar nga Bit-Pazari drejt Qendrës, dhjetëra persona meshkuj të panjohur, në katin e sipërm të
autobusit, kanë sulmuar fi zikisht dy dem shtatëmbëdhjetëvjeçarë nga fshatrat Orman dhe Mirkovc.
Sipas informacioneve të MPB-së, të dy të miturit kanë marrë lëndime të dukshme dhe ënjtje në fytyrë
dhe trup.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 10 nëntor, rreth orës 17, ndërkohë që autobusi i NQP-së nr. 50
lëvizte në relacionin nga Bit-Pazari drejt Qendrës.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Plusinfo.
Viktimat e përfshira: Dy persona të mitur.
Lloji i krimit: Dhunë (Neni 386, KP); Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerës: Grup prej dhjetëra kryerësish të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar i prejardhjes etnike – kryerësit dhe viktimat kanë udhëtuar me autobus nr. 50 i cili
qarkullon në një rajon të banuar me njerëz me prejardhje të përzierë etnike, ka mundësi që përkatësia
etnike e kryerësit të jetë e ndryshme nga ajo e viktimës.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se SPB Shkup ndërmori masa dhe
aktivitete për zbardhjen e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, dhe më pas do të vijojë shkresa
përkatëse.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
Bit-Pazari drejt Qendrës
Emri i Vendit
autobusi i JSP nr.50

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
10
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Dy djem rrihen në autobus në afërsi të Bit-Pazarit (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike