June 26, 2018

Djali i mitur (13) të sulmuar fizikisht në Çento

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Më 26 qershor 2018, në stacionin e policisë Bit Pazar S.M. (33) raportoi se në të
njëjtën ditë rreth orës 15:30 në rrugën „376“ tre meshkuj të mitur dhe një femër sulmuan fizikisht djalin e saj
13 vjeçar i cili pësoi lëndime të dukshme. Po merren masa për të sqaruar plotësisht rastin.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 26 qershor 2018, rreth orës 15:30, në rrugën „376“, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një person të mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Disa kryeresit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të ndryshme;
2. Model i incidenteve të mëparshme – sulme në rrugë, ndalesa të autobusëve ose pranë shkollës.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e MPB-së në lidhje me këtë incident, lajmërohet se ky
incident është regjistruar si shkelje e rendit dhe paqes së përgjithshme, po merren masa për ta sqaruar
plotësisht rastin dhe për t’i zbuluar kryerësit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e njerëzve në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat, transporti
publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve). Megjithatë,
reagimi i pamjaftueshëm institucional, si në rastin aktual (në vend të si krim, është regjistruar vetëm si
kundërvajtje) nuk kontribuon në përmirësimin e situatës.

Adresë
Topansko Pole, Shkup, Maqedonia Veriore
Emri i Vendit
Rruga 376

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
4
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Djali i mitur (13) të sulmuar fizikisht në Çento image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike