Çfarë ka ndodhur: Në lagjen Gjorçe Petrov, kryerës i panjohur ka djegur pjesërisht dy bilborde me
fotografi të përfaqësuesve të partisë politike BDI.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 25 nëntor, rreth orës 14:25, në udhëkryqin midis rr. “Gjorçe Petrov”;
dhe rr. “Kuzman Shapkarev” në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Skopjeinfo.mk.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostoler-
ancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Objekt i dëmtuar – në bilbord ka pasur material propagandues të partisë politike BDI.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i dëmtimit të
bilbordeve me përmbajtje politike në periudhën parazgjedhore.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se SPB Shkup ndërmerr masa dhe
aktivitete për zbardhjen e ngjarjes juridike-penale dhe përcaktimin e personave të përfshirë, pas kësaj
do të vijojë shkresa përkatëse.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.