Çfarë ka ndodhur: 05.04.2018, në bulevardin „Partizanski odredi“ afër ndalesës përballë byrektorës „La
Delicious“, dy të rritur, u rrah një djalë të ri. Në ndalesë kishte rreth 15 njerëz nga të cilët askush nuk reagoi,
ndërsa pak më tej isha unë (ku vura re gjithashtu).
Duke u larguar, dy të sulmuesit bërtitën – „A ka ndonjë Shqiptarë të tjerë këtu?” – kështu që ata u larguan
pa marrë përgjigje.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 5 prill, të pacaktuar, bulevardi „Patizanski odredi“ përballë byrektorës
„La Delicious“, Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike: statusi i dëshmuesit në Facebook.
Viktimat e involvuara: Një viktim.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Dy kryeresit të paidentifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të ndryshme
(maqedonase dhe shqiptare);
2. Model i incidenteve të mëparshme – janë të regjistruar incidente të tilla më parë në hapësira publike,
sulmohen të miturit të vetëm ose të rinj, dhe sulmuesit janë në grup;
3. Lokacioni – Incidenti ndodhi në lagjë ku shumica e qytetarëve është të komunitetit etnik maqedonas.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se
incidenti nuk është regjistruar.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e fëmijëve dhe rinisë në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat,
transporti publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).