Çfarë ka ndodhur: Më 2 nëntor 2018, rreth orës 21:30, afër restorantit në rrugën „Boris Kidriq“ në Tetovë,
pas kremtimit të përvjetorit të ekzistencës së grupit tifoz, një 15-vjeçar nga Tetova, i cili ishte me disa miq,
u sulmua fizikisht nga një person i panjohur, i cili ishte me një grup tjetër. I mituri u godit në shpinë, pas së
personat ikën. Xhamat ishin dëmtuar e një dyqani artizanal edhe automjeti të pasagjerëve në pronësi të
A.M. (27) nga Tetova. SPB Tetovo merr masa për të sqaruar rastin.
Më 23 nëntor 2018, policia ngriti akuza penale kundër 14 personave, duke përfshirë një të mitur për
dhunën e shkaktuar në 02.11 nga grupet tifozë Vojvodi dhe Ballistet.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 2 nëntor 2018, rreth orës 21:30, Tetovë.
Burimi i informacioneve: Media elektronike: makfaks.com.mk, fokus.mk, gol.mk.
Viktimat e involvuara: 1 person të lënduar.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: 7 kryerësit të identifikuar, nga të cilët 1 i mitur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima ishte me përkatësi etnike maqedonase, ndërsa sulmuesit ishin
me përkatësi etnike shqiptare dhe anëtarë të grupit tifoz Ballistet;
2. Model i incidenteve të mëparshme – situata konfliktuese dhe përplasja midis grupeve tifoze me përkatësi
etnike të ndryshme janë regjistruar më parë;
3. Lokacioni – incidenti ndodhi në qendrën e Tetovës, pasi ndjeshjes.
Statusi i rastit: Të paraqitur padi penale kundër 7 kryerësve.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Deri në mbylljen e këtij raporti nuk kemi ende përgjigje nga MPB në
lidhje me ky incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës. Informatat për paraqitjëen e
padive penale i kemi marr prej medieve.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.