November 13, 2016

Dëmtohet fasada e Muzeut të alfabetit shqiptar në Manastir (e paverifikuar)

Incident
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Një kryerës i panjohur ka kryer dëmtim të fasadës së Muzeut të alfabetit shqiptar,
pronësi e Ministrisë së Kulturës, duke e stërpikur me ngjyrë të zezë pllakën e mermerit dhe tabelën
plastike në derën hyrëse të muzeut, kurse në murin afër derës hyrëse ka vizatuar kryqin nazist.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 13 nëntor, ora 11, Muzeu i alfabetit shqiptar, Manastir.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Mkd.mk.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostoler-
ancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia etnike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është Muzeu i alfabetit shqiptar, Manastir.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se pas paraqitjes së ngjarjes dhe
pas autorizimit të PP nga PTHP – Manastir, është kryer mbikëqyrje nga SPB – Manastir. Ngjarja në SPB
– Manastir është regjistruar si vepër penale “Dëmtim i objekteve të huaja”, për të cilën në përputhje
me nenin 243 paragrafi 1 të KP-së ndjekja ndërmerret me padi private. Shtesë, në përgjigje thuhet se po merren masa për zbardhje të tërësishme të rastit dhe zbulim të kryerësve.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
Muzeu i alfabetit shqiptar, Manastir.
Emri i Vendit
Muzeu i alfabetit shqiptar, Manastir.

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Institucion
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Dëmtohet fasada e Muzeut të alfabetit shqiptar në Manastir (e paverifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare