Çka ka ndodhur: Në mbrëmje kryerës të panjohur hodhën një bombë dore në banjon e familjes që ishte cak
para disa javësh, të përmendur në incidentin nr. 39.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 11 Maj, Radishani, Shkup.
Burimi i informacionit: Media nacionale elektronike libertas.mk (mkd), dhe lajmepress.com (alb).
Viktima(t) e përfshirë: Përveç dëmit material nuk kishte viktima direkte në këtë incident. Viktimat indirekte,familjet e synuara, deklaruan se më tepër se 30 pjestarë të familjes së tyre janë larguar nga vendi përshkak
të frikës për siguri personale që nga incidenti i parë.
Lloji i krimit(ve): Nxitja e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës racore, nacionale, fetare ose diskriminim në
baza tjera, neni. 319 KPRM, rrezikimi i sigurisë, neni. 144, dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243.
Kryerësi(t): Numër i panjohur i kryerësve.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe si treguesë të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Perceptimi i viktimës/dëshmitarit – bazuar në qëndrimet e dhëna për mediat, është e qartë se
viktimat (indikrekte) e perceptojnë incidentin të motivuar nga paragjykimi.
2. Dallimi i supozuar në baza etnike i kryerësit të veprës dhe viktimës – përshkak faktit se është incident i
dytë, dhe i pari kishte pjesmarrës me përkatësi etnike të ndryshme.
3. Modeli/ frekuenca e incidenteve të mëparshëm – ky incident ndjek atë që ndodhi disa javë më herët
dhe për cak ishte familja e njejtë (incident nr.39).
4. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi për mediat se ato do të ndërmarrin masat e nevojshme.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme etnike në shoqëri.