February 9, 2014

Arrestohen 21 anëtarë të grupit të përkrahësve sportiv Komiti (i verifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
Incident në një ndeshje sportive
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çka ka ndodhur: Një grup prej afërsisht 40 anëtarësh nga grupi përkrahës Komiti, para ndeshjes futbollistike
në të cilën morrën pjesë, kanë fyer dhe rrahur disa të mitur në aubosin numër 2. Prej atje, ata kanë shkuar
në sallën sportive Boris Trajkovski në Shkup, ku ata kanë prishur qetësinë dhe rendin publik, janë përleshur
në mes veti, dhe kanë gjuajtur me gjësende nga lojtarët në fushën e sportit. Kur policia ka intervenuar,
përkrahësit kanë sulmuar zyrtarët, dhe njëri nga ata, e ka gjuajtur me një gjësend të rëndë me çrast ka
lënduar një zyrtarë policorë.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 9 Shkurt, në Shkup, në autobusin numër 2 të transportit publik dhe në
sallën sportive Boris Trajkovski në Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi i shypur nacional Dnevnik.
Viktima(t) e përfshirë: Disa(numri i saktëi panjohur) të mitur nga nacionaliteti shqiptar dhe një zyrtarë
policor.
Lloji i krimit(ve): Lëndim truporë neni.130 KPRM, dëmtimi i pronës së huaj neni.243, dhunë neni. 386,
rrezikimi i sigurisë neni.144, sulmi i zyrtarit policor derisa ai kryen punë në lidhje me sigurinë neni. 383, nxitja
e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës racore, nacionale, fetare ose diskriminim në baza tjera neni. 319.
Kryerësi(t): 40 anëtarësh nga grupi përkrahës Komiti, maqedonas etnik.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi anshmërisë është
përkatësia etnike, kombëtare apo gjuhësore, dhe treguesit e anshmërisë janë:
1. Dallimi në baza etnike e kryersit dhe viktimës – Autobusi numër 2 në rrugën e tij përfshinë Sarajin, një fshat i
madh i banuar kryesisht nga shqiptarët, me çrast është logjike të supozohet se pasagjerët e këtij autobusi të
jenë të përkatësisë së njejtë etnike, dhe rrjedhimisht të jenë cak i grupit Komiti.
2. Lokacioni dhe koha – Incidenti ka ndodhur në autobusit numër 2 të transportit publik, linja e të cilit kalon në
një fshat që ka përbërje dominante etnike shqiptare. Ai u pasua nga një ndeshje sportive të cilën e ndoqën
kryerësit, dhe vazhduan të kryejnë krimet.3. Modeli / Frekuenca e incidenteve të mëparshme – Përkrahësit e klubit, në një numër rastesh, kanë manifestuar
haptazi dhunën ndaj komunitetit shqiptar.
4. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.

Statusi i rastit: Akuzat janë ngritur nga policia.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave se ajo ka ngritur akuza kundër shtatë
prej autorëve të krimit, ndërsa 14 tjerë janë dënuar me gjobë. Ajo nuk specifikon bazën mbi të cilat ata ishin
akuzuar apo gjobitur.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes maqedonasve dhe shqiptarëve etnikë, si dy bashkësiveetnike më
të mëdha në shoqëri. Ajo gjithashtu rrezikon ndjenjën e publikut për sigurinë gjatë manifestimeve sportive.

Adresë
Boris Trajkovski në Shkup
Emri i Vendit
Boris Trajkovski në Shkup

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi ftohtë armë Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Arrestohen 21 anëtarë të grupit të përkrahësve sportiv Komiti (i verifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Rendit Publik
Dhunës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike