April 4, 2019

Nxënësi 17 vjeçar është rrahur në ShMN Zdravko Cvetkovski

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Në datën 04.04.2019 në ora 18.50 në Stacionin policor Karposh, S.E.(48) nga fshati Ljubin,
i Shkupit, ka paraqitur se të njëjtën ditë reth orës 15.15 në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” djali i tij
17 vjeçar është sulmuar fizikisht nga dy moshatarët e tij. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 04.04.2019 në ora 15.15 në ShMN Zdravko Cvetkovski.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB, kurir.mk, republika.mk
Viktima të involvuara: Një viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhuna (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: 2 kryerës të mitur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorët të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i
anshëm është përkatësia etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Përkatësia etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngarja ka ndodhur në shkollën e mesme në të cilën mësojnë nxënës nga bashkësitë
e ndryshme etnike dhe ku edhe më parë ka patur të regjistruara ngjarje të tilla.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Nga ana e Njësisë për kriminalitet të dhunshëm deri te PTHP Shkup është
dorëzuar kallzim penal kundër F.SH. (18) dhe E.M. (17) nga Shkupi për vepër penale të kryer “dhunë” nga neni
386 nga KP.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe veçanërisht
pasqyrohen negativisht në zhvillimin e sigurisë të fëmijëve.

Adresë
Rajoni Statistikor i Shkupit 1000, Maqedonia e Veriut
Emri i Vendit
Shkolla e Mesme Zdravko Cvetkovski

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
2
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik
Nxënësi 17 vjeçar është rrahur në ShMN Zdravko Cvetkovski image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike