Çfarë ka ndodhur: Në datë 04.20.2019 reth orës 09.20 në Stacionin policor Draçevë është paraqitur se në
rrugën Kitka në afërsi të Shkollës të mesme shtetërore „Vëllezërit Milladinov“ në lagjen Draçevë ka ndodhur
në përleshje fizike ndërmjet nxënësve, kurse A.B.. (17) nga fshati Vrazhallë me thikë i ka shkaktuar lëndim
R.D. (18) nga fshati Batincë, e Shkupit. R.D. është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit „Shën Naum i
Ohrit “, kurse A.B i është dhënë ndihmë në NPSH Ambulantën e Draçevës. A.B. është arrestuar në stacionin
policor, janë thirrurr edhe pesë nxënës tjerë të cilët kanë marr pjesë në përleshjen fizike.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 04 shkurt 2019, rruga „Kitka “ Shkup.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB, opserver.mk
Viktimat e involvuara: një viktimë madhore
Lloji i krimeve: Dhuna (neni 386, KP i RM-së)
Kryerës: një kryerës i panjohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
Statusi i rastit: i panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Nga ana e Njësisë për kriminalitet të dhunshëm deri të PTHP Shkup është
dorëzuar kallzim penal kundër R.D. (29), B.A. (19), B.M. (19), M.A (19), A.B. (16) dhe B.A (16) të gjithë nga Shkupi
për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale „dhunë “ nga neni 386 i KP.
Ndikimi mbi dhunat dhe komunitetet: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjene sigurisë të
përgjithshme në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.