March 14, 2019

Rrahje në shkollën e mesme në Shkup

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Në datën 14.03.2019 në ora 15,15 në SPB Shkup, është paraqitur se në bulevardin
“Brigada e tretë maqedonase” në shkollën e mesme gjatë pushimit të gjatë, F.A., A.M. dhe A.I., të gjithë nga
fshati Kopanicë i Shkupit, së bashku me dy persona fizik i kanë sulmuar M.I. (19) dhe B.M. (18), të dy nga fshati
Batincë. Personave M.I. dhe B.M. u është dhënë ndihmë mjeksore nga spitali i përgjithshëm i qytetit „Shën
Naumi i Ohrit”. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Data, koha dhe vendi i incidentit: Data 14.03.2019 në ora 15,15 në bul “Brigada e tretë maqedonase” Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB, lider.com.mk
Viktimat e involvuara: dy viktima të mitura
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: 5 kryerës, prej të cilëve 3 të njohur
Përshkrim i shkurtër me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme në të cilën mësojnë nxënës nga bashkësi
të ndryshme etnike

Statusi i rastit: i panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Nga ana e Njësisë për kriminalitet të dhunshëm deri te PThP Shkup është
dorëzuar kallzim penale kundër F.A. (20) dhe A.F.(21) nga Shkup për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar
se kanë kryer vepër penale “Dhunë” nga neni 386 i KP.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet të këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.

Adresë
bulevardin “Brigada e tretë maqedonase”
Emri i Vendit
bulevardin “Brigada e tretë maqedonase”

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
5
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Rrahje në shkollën e mesme në Shkup image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Lirive dhe të Drejtave
Kërcënim penal
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike