September 20, 2018

I mitur të sulmuar në autobusin nr.65

Incident
Dhuna ndaj të miturve
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Më 20 shtator 2018 në orën 14:00 në stacionin i policisë Gazi Baba A.Z. (45) nga
fshati Singjeliq – Shkupi, raportoi se në orën 13:30 në një ndalesë të autobusit në bulevardin „Aleksandar
Makedonski“ në autobusin nr. 65, disa të mitur e sulmuan fizikisht djalin e tij 15-vjeçar. Po merren masa për
ta sqaruar plotësisht rastin.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 20 shtator 2018, në orën 13:30, autobusi nr. 65, në bulevardin
„Aleksandar Makedonski“, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një person i mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP).
Kryerësit: Disa kryeresit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima është i mitur dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të
ndryshme;
2. Model i incidenteve të mëparshme – sulme ndaj të mitur të vetëm, në rrugë, në autobus ose pranë
shkollës;
3. Lokacioni – Incidenti ndodhi në autobus nr.65, vendndodhje ku më parë kishte sulme të ngjashme.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e MPB-së në lidhje me këtë incident, lajmërohet se merren
masa për ta sqaruar plotësisht rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e njerëzve në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat, transporti
publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).

Adresë
Bulevardi “Aleksandar Makedonski”, Shkup
Emri i Vendit
në autobusin nr. 65

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
5
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
I mitur të sulmuar në autobusin nr.65 image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike