Çfarë ka ndodhur: Më 17 shtator 2022, në fshatin Reçicë e Madhe, Tetovë, gjatë një ndeshje futbolli në kuadër të Ligës së Dytë të Futbollit të Maqedonisë në mes të skuadrës vendase të KF “Gostivar” nga Gostivari dhe ekipit vizitor të KF “Voska Sport” nga Ohri, në dy raste ishte prishur rendi dhe qetësia publike nga sjelljet e papërshtatshme dhe agresive të tifozëve të grupeve të të dyja skuadrave. Sipas deklaratave të drejtorit sportiv të ekipit vizitor, ai është sulmuar fizikisht nga një person.
Një përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është përkatësia etnike, kurse treguesit e njëanshëm janë:
- Përkatësia etnike – autori dhe viktima i përkasin komuniteteve të ndryshme etnike
- Vendndodhja – ngjarja ka ndodhur në një vend ku ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.