Çfarë ka ndodhur: Më 9 qershor 2022, një emigrant apo refugjat pa shenja jete është vërejtur ndërmjet korsive të rrugës në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Një mjek nga Emergjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa prokurori publik dhe ekipi i Stacionit Policor Gjevgjeli kanë bërë kontrollin e vendit të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është statusi i migrantit ose refugjatit duke supozuar se vdekja ka ndodhur si rezultat i lëndimit nga një person tjetër, kurse treguesit e njëanshëm janë:
- Statusi i migrantit ose refugjatit – viktima ka pasur status emigranti
- Vendndodhja – rasti ka ndodhur në një vend ku kalon rruga e emigrantëve dhe refugjatëve që tranzitojnë përmes vendit tonë
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, e veçanërisht sigurinë e refugjatëve dhe emigrantëve që tranzitojnë nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.